Te Kukësi u ankuan për golin e Laçit, Mirel Josa e mendon ndryshe: Ishte gol i pastër, nuk kisha frikë fare

Laçi dhe Kukësi janë ndarë në barazimin 1-1, në ndeshjen e cila është mbyllur pak minuta më parë. Ky rezultat nuk i shërben asnjë prej dy ekipeve, që kërkonin tre pikët për t’u ngritur akoma më shumë në tabelë dhe për të pasur një anë më të mirë psikologjike.

Goli i parë i takimit u shënua nga Rivas në minutën e parë falë një gabimi të Kryeziut. Ndërkohë goli i barazimit për Lacin do të vinte vetëm në minutën e 80 me Soboëale. Një rast që ka shkaktuar shumë pakënaqësi dhe protesta, por pas rishikimit me VAR, kurbinasit do të festonin për barazimin. Në fund, shumë tentativa dhe raste të shpërdoruara për të ndarë një pikë, ku lojtarët e të dy ekipeve ishin dukshëm të pakënaqur. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Josa: “Duhej të tregonim më shumë kujdes. Ne kishim kohë edhe për ta përmbysur këtë ndeshje pas barazimit tonë. Sigurisht që nuk mund të them se jam i kënaqur me këtë barazim. Ne ishim me Tiranën në disavantazh dhe shënuam dy gola pastaj. Por në momentin kur ti je në humbje dhe më pas barazon, duhet thënë se e ndien një farë kënaqësie. Nica tha se goli duhej të anulohej? Për mua ishte goli i pastër, nuk kisha frikë fare. VAR e anuloi njëherë, shkoi dhe e pa rastin, më pas e akordoi. Lojtari ynë shkoi dhe goditi topin pastër, më pas mund të ketë patur ndonjë kontakt, për mua ishte gol”.

Nica: “Nuk jam i kënaqur me barazimin, shpresonim që të fitonim. Cuditërisht arbitri jep një faull te goli i Lacit, lojtari ynë i çarë në kokë, shkon në VAR dhe kthehet, ndryshon vendim. Unë ngel pa fjalë në këto raste, futbolli është futboll dhe duhet të luhet si në gjithë botën. Të mos gjykohet nga rivalët, nga ekipi që luan në shtëpi, jam pa fjalë. Kemi gjithë jetën në këtë profesion dhe zhgënjehesh në vendime të tilla. Në futboll, kur del para portierit nuk falet, duhej të shënonim golin e dytë dhe të tretë. Nuk ndodhi për fajin e futbollistëve tanë, të dalësh para portierit dhe të gabosh, nuk e di se çfarë emri t’i vendos”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online