Ngacmohet për mënyrën e arbitrimit, Lamçe: Në atë kohë kur kemi arbitruar ne, bënim ç’donte partia

Ish-arbitri Shpëtim Lamçe ishte i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Gazetari Genc Ymeri e ka ngacmuar me një batutë në lidhje me arbitrimin e tij, duke thënë se ngrinte flamurin sa herë që thonin tifozët.

Ndërkohë Lamçe i ka kthyer batutën duke u shprehur: “Ne bënim ç’donte partia. Ç’do populli bën partia, ç’do partia e bën populli. Flasim për në stadium. Kur kemi arbitruar, ç’donin tifozët bënim ne”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *