Nga Xhevdet Zekaj/ E mbani mend legjendën Luan Krasniqi? Florian Marku përdor marketing patriotik, ndez peshë shqipet

Editorial nga Xhevdet Zekaj

Ju kujtohet Kreshnik Qato?  U bë heroi i shqiptarëve, sportisti i madh, kampion i madh, kampion botëror në boks, në boksin e ringut botëror me famë në Shqipëri, por në realitet në ringun e rrugicave të Londrës atje ku boksonte zhvillohej dhe kampionati i hedhjes se shurrës…

Por boksi është një ndër sportet që ka shumë kampionë. Kjo për shkak të peshave të ndryshme, Federatave, agjensive, titujve dhe kontratave të ndryshme.  Mirëpo edhe në boks ka një rregull. Janë katër federata botërore: WBA,  WBC, WBO dhe IBF.  Kam një pyetje të thjeshtë, për cilin titull lufton Florian Marku? Kë sfidon ai?

Në fakt dihet Florian Marku i përket kategorisë ‘welterweight’, një kategori që ka njohur legjenda si Manny Pacquiao apo Floyd Mayweather. Por aktualisht kampion i unifikuar në tri federata për këtë peshë është Errol Spence Jr, përveç Federatës WBO ku kampion është Terence Crawford.  A duhet të sfidonte njërin prej këtyre apo të 10 sportistëve boksier të renditur në listën e më të mirëve??? Atëherë pse Floriani nuk ndeshet për titullin botëror??? Çfarë titulli është? Pra, nëse nuk ndeshet për titullin botëror, për çfarë titulli ndeshet sonte?  Te paktën gazetarët profesionist të na thonë dhe mos të bëhen pjesë e një propagande bajate.

Florian Marku na ka treguar në vitet e fundit se është shumë i zoti të fitojë ndeshje me boksierë që nuk janë as në top-10 e peshës së vet, të cilat i mbështjell me një marketing patriotik duke ngritur peshë zemrat e shqipeve. Kontrata private pa shumë lidhje me Federatat. Mirëpo shqiptarët nuk janë sot aq të etur për pak famë ndërkombëtare dhe të paditur. Besoj e mbani mend kampionin europian legjend Luan Krasniqnin? Harruat që kemi pasur Luan Krasniqin qe ndeshej me Klitchko.

Për mos të folur për sporte të tjera si mundja apo peshëngritja ku kemi marrë medalje apo kampionen, heroinën, mbretëreshën e sportit të atletikës, Luiza Gega. Atëherë për çfarë gjithë kjo gjurulldi? Nuk e di por më duket kopje e  stilit të marketingut të Connor McGregor (ose Dana White). Bëj zhurmë, ulërit, bëj gjeste me këmbë e me duar që të rritet vëmendja për disa ndeshje të mërzitshme me rezultat te fiksuar. Futi pak patriotizëm, pastaj përdoru nga politika dhe gazetarët e pakropomistë.

A të vazhdohet me teorinë se ai nuk e njihte shqiptarin, jo po i tregova shqiptarin, jo po këngët e Nojzit dhe shqiponja te gjoksi. Mbush ‘Air Albania’ dhe bëj para të lehta me reklamën e një ndeshjeje stërvitore. Nëse Floriani do admirimin dhe respektin e shqiptarëve të organizojë meçe të vërteta me kampion, fjala vjen me Canelo Alvarez që është 4 kg më i rëndë dhe 1 cm më i shkurtër se ai. Deri atëherë, të vazhdojë të bëjë gjoja sikur bokson në garazhin e shtëpisë. Të gjitha ndeshjet e kaluara të Florian Markut janë organizuar nga ‘Boxxer’, që është një kompani private, e cila i shet ndeshje ‘Sky Sports’.  Që nga tetori 2021, Marku renditet si i treti më i mirë në botë për peshën super të mesme nga BoxRec dhe i katërti nga revista ‘The Ring’.

Marku bëri debutimin e tij profesional më 1 dhjetor 2018, duke shënuar një fitore në raundin e parë me nokaut teknik (TKO) kundër Nikola Janicievic në ‘Beste Event Halle’ të Ulm, Gjermani. Në nëntor 2020, pasi përpiloi një rekord prej 7–0 (5 KO), ai nënshkroi një kontratë promovuese me ‘Eddie Hearn’s Matchroom Sport’. Muajin pasues, Marku u përball me Jamie Steëart në ‘The SSE Arena’ të Londrës. Ndeshja shërbeu si pjesë e ndeshjes për Anthony Joshua kundër Kubrat Pulev dhe u transmetua drejtpërdrejt në ‘Sky Sports Box Office’.

Ne një duel ku Marku e hodhi kundërshtarin e tij në kanavacë me një grusht në trup në raundin e dytë, rezultati u shpall në mënyrë të diskutueshme si barazim, me gjyqtarin Marcus McDonnell që shënoi ndeshjen  76–76. Marku u kthye në ‘The SSE Arena’ për duelin e tij të radhës, duke u përballur me Rylan Charlton më 20 shkurt 2021. Marku ishte planifikuar të sfidonte kampionin ndërkombëtar të IBF në peshën e lehtë, Maxim Prodan, më 7 gusht 2021 si pjesë e kampit luftarak të Matchroom, por dueli u shty, kur Marku pësoi një dëmtim. Më 25 gusht u njoftua se ndeshja do të zhvillohej më 25 shtator në stadiumin e Tottenham Hotspur, në ndeshjen e Anthony Joshua kundër Oleksandr Usyk, të cilën e fitoi me vendim të ndarë pas 10 raundeve kundër Maxim Prodan.

Ja çfarë thotë për këtë duel faqja zyrtare e WBC, për titullin e së cilës duelon sonte Marku: ‘Luftëtari shqiptar i peshave te lehta, i promovuar nga ‘Boxxer’, Florian Marku (11-0-1, 7 KO), e ka rritur karrierën e tij në boks në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë si sfidanti kryesor për kampion bote. Marku kthehet në shtëpi për t’u perballur me meksikanin Miguel Parra Ramírez (21-2-1, 14 KO) ne stadiumin ‘Air Albania’ ne Tirane, Shqiperi, me titullin e argjendte te ‘Ëorld Boxing Council Silver Ëelterëeight’ mbi supe’. Lus Zotin ta kem unë gabim, por punë e madhe e ku mundemi të rrimë pa një “sude”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *