Nga prof. Dr. XHEVDET ZEKAJ
U desh ndeshja miqësore e Egnatias ndaj Interit që vëmendja e shqiptarëve të kthehej drejt vlerave dhe profesionaloizmit të Alen Sherrit, portierit shkodran të Kf Egnatias. Natyrisht edhe në biseda të mia me specialistë futbolli kam konstatuar se Sherri mund të jetë alternativë e kombëtares kuqezi, duke parë situatën në të cilën gjenden tre portierët e thirrur zakonisht nga Edy Reja dhe Sylvinho pas tij.
Alen Sherri, falë besimit dhe investimit perspektiv të presidentit Demrozi, erdhi tek Egnatia mbas një viti të dështuar, vetëm me 4 apo 5 ndeshje të luajtura te Vllaznia. Atij iu besua porta e Egnatias nën kujdesin e presidentit, trajnerit Tetova dhe punës së palodhur të trajnerit të portierëve Taulant Guma.
Portieri dhe trajneri vazhduan stërvitjen me këmbëngulje, me punë edhe jashtë orarit të stërvitjes së ekipit, me programe moderne trajningu për të rritur cilësinë e tij. Sherri ka merita të padiskutueshme në ecurinë pozitive të Egnatias sezonin e kaluar, qoftë në kampionat, me sigurimin e vendit të tretë, qoftë në Kupën e Shqipërisë, me fitimin e trofeut.
Mjafton të kujtojmë se gjatë kampionatit të kaluar ka pritur 4 penallti, se në disa ndeshje ka qenë vendimtar në fitoret e Egnatias, se ka pësuar më pak gola në një kampionat super të vështirë, me kundërshtarë si Partizani, Tirana, Vllaznia etj. Shumicën e golave i ka pësuar me skuadrat e ashtuquajtura të vogla si Bylis, Erzeni etj. Natyrisht, skuadra sidomos Nemolla, Malota, Musta, Lila, Fanga etj janë pjesë e sukseit dhe të Alenit.
Përse Sherri duhet patur parasysh për në kombëtare? Sepse Berisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur fare sezonin e kaluar në klubet e tyre. Edhe në sezonin e ri, nëse nuk ndryshojnë klube, gjërat nuk do të ndryshojnë për ta, fatkeqësisht. Kësisoji, pavarësisht vlerave që kanë dhe punës së madhe në kombëtare, nuk do të ishte profesionale t’iu besohej porta kuqezi pa luajtur fare. Ky do të ishte një precedent shumë negativ, që do të prishte me siguri ekuilibrat në kombëtare. Dëmtimi i Selmanit ka krijuar po ashtu një boshllëk të madh, si njëri nga alternativat për portën kuqezi.
Në tregun shqiptar portierët e spikatur numërohen me gishtat e njërës dorë. Bie në sy Qirko,dhe Dajsinani duhet patur në konsideratë, por për momentin, me formën që gëzon, por Sherri iu “lë targën” të gjithëve. Prandaj themi se i duhet dhënë një mundësi në kombëtaren kuqezi, në grumbullim si fillim për të treguar veten, pastaj vendos stafi kuqezi se çfarë bën me portën në ndeshjet tepër decizive ndaj Republikës së Çekisë dhe Polonisë, në shtator.
Ndeshja miqësore me Interin nuk ishte fat i portierit, por dëshmi e qartë e përgatitjes dhe formës së tij sportive. Përqendrim, përgatitje fizike dhe psikologjike, reflekse, që e bëjnë atë “violinë të parë” mes portierëve shqiptarë.
Trajneri Tetova e vlerëson shumë shkodranin sidomos edhe për lojën me këmbë, një specialitet që llogaritet shumë në futbollin e sotëm modern shprespj që ndeshje me Intetin falë besimit nga Tetova e Guma ishte model Nijeri nga Sheri. Pra, ai bën fare mirë edhe “mbrojtësin” e parë, nga i cili mund të nisë aksioni, qarkullimi i topit. I qetë dhe mjaft i saktë në pasime, Sherri është pikë referimi tek Egnatia. Paraqitja e tij ndaj Interit, me gati 12 pritje evidente, flet më shumë se gjithçka. Me siguri duhet t’i ketë rënë në sy edhe trajnerit Sylvinho, jo pak në hall për portën kuqezi.
Vazhdimësi e formës së tij në sezonin e kaluar, pa llogaritur këtu shtatlartësinë dhe daljet e sigurta nga porta. Ky shkrim le të jetë një thirrje edhe për Sylvinho, i cili si askush paraardhës tjetër i huaj ka qëndruar në Shqipëri, ka ndjekur kampionatin tonë, është i informuar për secilin kandidat të kombëtares. Nëse guxoi dhe goditi në shenjë me Jasir Asanin, duke e marrë e futur në formacionin titullar të kuqezinjve, le të jetë objektiv edhe në vazhdim, “kapelen sipas kokës” edhe me portierët.
Në bazë të minutazhit, pritjeve, formës sportive etj, le të vlerësojë edhe ata portierë që mund t’i bëjnë punë në kualifikueset e shtatorit. Të mos iu shikojë si deri më tani “gunën”, por “punën”. Nëse e bën këtë, me siguri Sherri e meriton të jetë në listën e të ftuarve të tij për ndeshjet e radhës.
Po ashtu, nga radhët e Egnatias mund të “peshkojë” edhe Kasën e Ahmataj. Pse jo, ndoshta Shqipëria duhet të fillojë të mendojë edhe për t’i dhënë pasaportë Dwamena, si një sulmues i spikatur goli, ndoshta më i miri i huaj që ka luajtur në Superioren tonë.
Pra, është koha për t’i dhënë hakun gjithsecilit sipas meritave e jo emrit. E shkuara e kujtdo duhet të respektohet, sidomos në kombëtare, por për të luajtur aktualisht nevojitet produkti i fushës në nivel klubi.
Silvinjo që nuk ka pushuar dhe ka qenë në Fshf gjithë verën duhet seriozisht e profesionslisht të vlerësoj Alen Sherrin