Nga Vllaznia e dërgojnë në Turqi, drejtori i Sturm Graz për Balajn: Këto janë budallallëqe

Bekim Balaj ka përbërë shpeshherë lajm në Austri sa i përket një largimi të mundshëm në këtë merkato të janarit. Fillimisht nisi historia e flirtit me Vllazninë, megjithëse do të hidhej shpejt poshtë për shkakun edhe të pamundësisë së një ekipi shqiptar për të plotësuar kërkesat e një sulmuesi të tillë.

Për më tepër Balaj kërkon të vazhdojë më gjatë në futbollin europian, duke shpresuar për një hap përpara në karrierën e tij. Por së fundmi nisi të flitej se sulmuesi i Shqipërisë do të niste një etapë të re në Turqi.

I bezdisur nga e njëjta temë që përsëritet pa pasur një ofertë konkrete në klub, drejtori i Sturm Graz, Andreas Shchicker, e ka mbyllur këtë diskutim me pak fjalë. “Këto janë budallallëqe. Balaj nuk do shkojë në Turqi. Ai është pjesë e jona. Ne nuk kemi ndonjë kërkesë zyrtare për asnjë lojtar”, ka thënë Shicker. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *