Qëndron te Bazeli apo kthehet në Bundesligë? Trajneri i Freiburg tregon planin për Abrashin: Personalitet “i çmendur”

Në këtë merkato të janarit ka pasur një lëvizje sa i përket mesfushorit të Kombëtares, Amir Abrashi. Ky i fundit ishte pjesë e Freiburg prej disa vitesh dhe veçohet për mënyrën e tij të lojës, me agresivitetin e kërkuar në mesin e fushës.

Dëmtimet e shumta kanë ndikuar shumë në karrierën e lojtarit që nuk po arrin që të marrë më të mirën nga aftësitë që zotëron. Trajneri Streich e aktivizoi së fundmi Abrashin në përballjen kundër Bajernit, duke hyrë në fushë në minutat e para pas një dëmtimi te Freiburg.

Një ndeshje e nivelit të lartë nga ana e mesfushorit kuqezi që do të mbyllej sërish para kohe për shkak të shqetësimeve fizike. Kjo solli vendimin e Freiburg për ta dërguar Abrashin te Bazeli si huazim me të drejtë blerje. Por cili është plani i ekipit gjerman? Vetë trajneri Streich e ka bërë të qartë në konferencën për shtyp:

“Abrashi po bën një punë me të vërtetë të mirë, por minutat e tij të pakta kanë qenë për shkakun e dëmtimeve. Një lojtar me personalitet të çmendur, marrëdhënia jonë shkon përtej trajnerit dhe lojtarit. Nuk mund ta refuzonim kërkesën për të ndryshuar ambientin. Tani ne shpresojmë se Abrashi do të marrë më shumë minuta te Bazeli dhe pastaj do të shohim në verë”, ka thënë trajneri i Freiburg. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online