Nga VAR, FPF dhe Superliga Europiane, Ceferin: Ja e ardhmja e futbollit

Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s flet për sistemin VAR, FPF (fair-play financiar) dhe jep idenë e tij diskutimet për krijimin e Superligës së Europës. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, slloveni njofton përdorimin e VAR-it në garat e UEFA-s. Aplikimi i sistemit po ecën në rrugën e duhur, por nevojitet akoma kohë dhe shumë organizim.

VAR funksionoi mirë në Rusi dhe mendoj që do të jetë e vështirë të kthehemi pas. Gjithsesi, ka akoma disa aspekte të procedurës që nuk janë të qarta dhe që duhet t’i zgjidhim. Një ndër to ka lidhje me rrethanat se kur duhet të ndërhyjë asistenti i videos. Nuk ka dyshim që do ta përdorim dhe në garat e UEFA-s, por ekzistojnë vështirësi logjistike.

Sa i përket FPF, kjo u prezantua për shkak të paqëndrueshmërisë së klubeve europianë. Rregullat e FPF kanë ndihmuar klube të ndryshme që të përmirësojnë stabilitetin e tyre financiar, duke i detyruar ato që të mos shpenzojnë më shumë se sa fitojnë. Futbolli europian sot po përjeton një gjendje më të mirë shëndetësore. Kemi shtrënguar rregullat duke i detyruar klubet që të rrisin transparencën e tyre nëpërmjet detyrimit për të publikuar informacionin financiar, duke përfshirë dhe pagesat kundrejt agjentëve. Rasti i Milanit ka treguar që ky sistem funksionon.”

Ceferin jep mendimin e tij sa i përket ideve të ndryshme për krijimin e një Superlige Europiane.

Superligat janë të mira për titujt e gazetave, por nuk kanë një bazë të vërtetë. Deri në vitin 2024 nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket formatit të Champions dhe klubet kanë qenë pjesë aktive e këtyre vendimeve. UEFA ka qenë dhe është kundër Superligave.”

Kreu i UEFA-s ndalet dhe tek situata e Italisë. “Nuk jam i pari që e them që Italia ka probleme infrastrukture që e pengojnë të organizojë evenimente të mëdha. Ndoshta shoku i mos kualifikimit në Botëror do jetë një element pozitiv, sepse klubet kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Italia ka një pasion të lindur për futboll dhe një histori suksesesh të mëdha, por infrastruktura është çelësi i zhvillimit të futbollit”, përfundon 51 vjeçari slloven.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online