Nga tribuna në fushë, tifozi bëhet arbitër i katërt

Skena fantastike dje në futbollin anglez, (ku tjetër?): luhej Noruiç-Preston, në Championship, divizioni i dytë.

Në fundin e takimit një nga arbitrat anësorë pësoi një tërheqje dhe nuk e vazhdonte dot ndeshjen.

Me rregullore, arbitri i katërt shkon ta zëvendësojë, por kush e zëvendësonte arbitrin e katërt? Kaos që zgjati 10 minuta, derisa u gjet një zgjidhje e pabesueshme: një tifoz zbriti nga tribuna, me xhup e xhinse, mori ca udhëzime nga arbitri dhe loja rinisi. Një sekret i vogel: tifozi i Noruiçit kishte drejtuar ca ndeshje në futboll fshatrash, ndaj ia besuan detyrën historike, të paktën për të.

Kur tregoi kohën shtesë prej 10 minutash, Dejvid Thornhill mori duartrokitje nga gjithë stadiumi. Skenë magjike! Pas ndeshjes Noruiçi postoi videon në Twitter dhe shkroi: Faleminderit që na ndihmojë, Dejvid!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *