Nga Tirana dhe Partizani, në provë te PSG!

Pas Agim Zekës që Lila e transferoi nga Skënderbeu, tani radha e gjigantëve, me strukturat e tyre supermoderne dhe investimet qindra milionëshe

Anton Cicani

Quhen Aldis Nikaj dhe Aldo Selenica dhe luajnë me Partizanin U-19 dhe Tiranën U-19… Por, prej 7 ditësh janë duke u provuar te një klub që praktikisht me dy goditjet e fundit (Nejmar dhe Mbape) ka vendosur rekord botëror. Po flasim për PSG dhe Akademinë e tij supermoderne, një impiant që kushton të paktën mbi 50 mln euro dhe që është ndër më të mirët në Francë.

Nilaj dhe Selenica do të qëndrojnë edhe të paktën një javë tjetër, teksa nëse kalojnë klasën, atëherë do të vazhdojnë aventurën e tyre te PSG. Por, këto vitet e fundit, siç duket, klubet shqiptarë janë duke punuar mjaft edhe në nivel moshash, edhe pse duhet parë më së miri mundësia e arkëtimit.

 

Shembulli më i bukur dhe perfekt është ai i Skënderbeut me Agim Zekën, talentin që u shit pa luajur asnjë ndeshje në kampionat me skuadrën kampione të Shqipërisë. Ai u transferua te Lila, pasi ishte parë në disa miqësore dhe me kombëtaren U-19, teksa debutoi edhe me atë U-21.

Me këtë shitje, Skënderbeu përfitoi 300 mijë euro, por edhe 20% të të drejtave të kartonit, në rast rishitje. Mesfushori nga Kosova nënshkroi një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë, deri në verën e 2021 me Lilën. Një transferim që mban firmën e të zakonshmit Shkumbin Qormemeti, së bashku me Haris Fakiç, mjaft i kujdesshëm në vëzhgimin e talenteve si Zeka… “Agim Zeka është nga futbollistët, i cili ka hapur rrugën për të tjerët, që duan të vazhdojnë në këtë rrugë.

Kjo është politika e klubit tonë dhe po vërtetohet se është e dobishme. Në futboll gjithçka mund të jetë edhe çështje fati, pasi nuk mund të planifikosh se kur do të bëhet një transferim”, tha Fakiç në një intervistë për “Sport Ekspres” kohë më parë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *