Nga talenti Emers te “fytyrat e reja”, Interi nis nga puna; Ikardi përshëndet tifozët!

Interi ka nisur nga puna në qendrën sportive “Suning”, teksa do të qëndrojë deri në datën 22 korrik, për t’u nisur në turne më pas. Trajneri Luçiano Spaleti, që ka udhëhequr edhe stërvitjen e parë dhe ndeshjen brenda skuadrës, ku goli i parë shënohet nga Karamoh, ka grumbulluar 24 elementë, mes tyre edhe disa të rinj, si mbrojtësit Nolan dhe Zapa, por edhe mesfushori interesant, Emers, por edhe sulmuesi Kolidio e mesfushori Roriç.

Por, cili është Emers, që sezonin e shkuar me Primavera ishte ndër më të mirët? Një zbulim i vërtetë për zikaltërit, që e morën nga të rinj e Genkut në korrik të vitit 2015. i lindur në Lugano të Zvicrës, ai është me origjinë belge dhe ka karakteristika të ngjashme me Naingolanin.

Nerazzurri in campo: le immagini da Appiano
Karamoh, Naingolan dhe Borja Valero

I mbajtur nën kontroll nga Spaleti sezonin e shkuar, te ekipi Primavera, është këshilluar edhe nga ish-trajneri Stefano Veki. Për momentin, do të qëndrojë në grumbullim me Interin, teksa vetë lojtari, vetëm 18 vjeç, ka luajtur me të gjitha moshat e Belgjikës.

#InterPreSeason: le presentazioni di Asamoah, De Vrij, Lautaro e la conferenza di Spalletti
Lautaro Martinez

Sakaq, ka folur edhe Ikardi: “Do të jetë një grumbullim ndryshe nga të tjerët, do të përgatitemi mirë për Champions League, kampionatin dhe do të përshtatemi me shokët e rinj që kanë ardhur… i kam dhënë mirëseardhjen time në telefon, ta kuptojnë familjen Inter.

Icardi:
Mauro Ikardi

Falënderoj tifozët, për pasionin që na kanë përcjellë dhe duam të bëjmë mirë sidomos për ata”.

 

Lista e 24 futbollistëve:

Portierë: Berni, Dekiç, Handanoviç, Padeli

Mbrojtës: Asamoah, D’Ambrozio, Dalbert, De Vrij, Nolan, Ranokia, Skriniar, Zapa

Mesfushorë: Emers, Galiardini, Naingolan, Roriç, Valero

Sulmues: Kandreva, Kolidio, Eder, Karamoh, Ikardi, Martinez, Politano

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *