Nga syri “magjik” te dashuria për birrat, Vida sfidon Skënderbeun pasi mposhti Kosovën!

 

Në vitin 2012 do të gjobitej me 100 mijë euro sepse hapi një kanoçe birrë në autobus gjatë një transferte me Dinamo Zagrebin, duke e nxjerre edhe jashtë automjetit. Bastet, tjetër “pasion” i tij

Goli ndaj Kosovës në sfidën e vështirë të luajtur në “Maksimir”-in e përmbytur nuk do të harrohet të lehtë, të paktën nga Albert Bunjaku, trajneri i përfaqësueses së dardanëve, i cili pas kësaj ndeshje ka zyrtarizuar largimin e tij nga stoli, edhe pse pret ende që të mbyllen kualifikueset, ku ka marrë vetëm 1 barazim, atë në Finlandë. Po flasim për mbrojtësin me përvojë, ish i Dinamo Zagrebit, sot pjesë e Dinamo Kievit. Në karrierën e tij, Domagoj Vida ka shënuar 21 gola si mbrojtës qendre, teksa ky është sezoni i katërt në Ukrainë, me skuadrën e Kievit, por përpara se të transferohej te skuadra e Dinamos, ai vishte fanellën e një tjetër Dinamoje… Asaj të Zagrebit.

Syri magjik -Dhe, pikërisht gjashtë vjet më parë, do të bëhej protagonist i një episodi që kurrë nuk do të hetohej. Ishte viti 2011 dhe luhej sfida mes Dinamo Zagrebit dhe Lionit, ku miqtë duhet të fitonin me goleadë për të siguruar kualifikimin. Në brendësi të goleadës, që nuk mungoi, dy lojtarë: Vida dhe Gomis. Ishte java e fundit e grupit D dhe në fund të pjesës së parë, Dinamo dhe Lioni ishin të bllokuar në 1-1. Francezët duhet të fitonin me të paktën pesë gola diferencë dhe të shpresonin që Ajaksi të humbiste me 3 gola diferencë.

Duket e pamundur, por jo edhe aq: Lioni shënon gjashtë gola në 31 minuta. Në rastin e 5-1 të Lisandro Lopezit, duke marrë topin Brenda në portë, mbrojtësi kroat, Vida, i bën me sy në shenjë “ok” Gomisit, sulmuesit francez. Nga ai moment kanë ardhur edhe dy gola të tjerë dhe që i kanë hapur rrugën miqëve për në 1/8-tat. Në ndeshjen tjetër, Ajaksi dorëzohet përballë Real Madridit, por edhe një arbitrimi që i mohon “shigjetarëve” dy gola të rregullt. “Kush më njeh e di mjaft mirë se s’do të kisha lënë të ndodhte diçka e tillë. U ngrit shumë zhurmë për asgjë”.

Bastet – E megjithatë, disa herë, Vida është kapur duke dalë nga pika e basteve në Zagreb, kur luante me Dinamon. Ai e ka justifikuar duke thënë se i pëlqen që të luajë kampionatet e tjera, por fakti është se ndoshta ato kanë qenë më shumë se prova.

Duke dale nga kompania e basteve

Alkooli – Dy vjet pas episodit të syrit, Domagoj Vida do të bëhej protagonist i një mbrëmje alkoolike në hotelin ku ishte grumbulluar kombëtarja e Krocisë, pas sfidës në play off për kualifikimin në Botërorin 2014, në Brazil. Pikërisht mbrojtësi i Dinamo Kievit, bashkë me Manxhukiç, Kovaçiç, Korluka, Krajnçar dhe disa të tjerë, porositën 70 shishe birrë dhe i konsumuan në dhomën e njërit prej futbollistëve. Trajneri i atëhershëm, Niko Kovaç, do të shprehej: “Nuk mund ta besoj kurrë”. Dhe, që Vida është i apasionuar pas alkoolit u kuptua që te Dinamo Zagrebi, kur në vitin 2012 do të gjobitej me 100 mijë euro sepse hapi një kanoçe birrë me autobuzin e skuadrës gjatë një transfertë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online