“Nga sot e tutje, kurrë më në stadium”! Zotimi i papritur i Kastratit: Lashë familjen dhe punën, me këto dallavere…

Sot u luajt ndeshja e fundit e kampionatin në Kosovë, ku Drita u shpall kampione e Superligës e ndjekur nga Gjilani dhe F. K Ballkani. Pavarësisht pikëve të barabarta me Gjilanin, Drita mori titullin kampion si pasojë e më shumë ndeshjeve të fituara në përballjet direkte.

E gjithë vëmendja ishte përqendruar në ndeshjen Trepça 89 – Prishtina. Deri në minutën e 80-të, djemtë e kryeqytetit ishin duke fituar me shifrën 0-1. Pas kësaj minute u vu re një ulje të theksuar të ritmit nga ana e Prishtinës dhe Trepça arriti ta shfrytëzojë këtë rast duke shënuar 2 gola. Me ndihmën e kësaj fitore vendasit arritën të mbijetonin edhe këtë sezon futbollistik.

Megjithatë për figurën që vazhdon të mbetet kryesore të tifogrupit të Prishtinës, “PIisat”, kjo ndeshje ishte një estradë dhe u tha se ekipi i tyre bëri gjithçka për t’i falur ndeshjen kundërshtarit. Ish-kryetari i kësaj tifozerie u zotua se nuk do të shkojë më në stadium, nëse kryesia nuk bën asgjë për të ndaluar këtë fenomen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Më poshtë keni dhe reagimin e ish kryetarit, Albert Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online