Një ditë e keqe ka qenë kjo e sotmja për Xhakomo Vrioni, i cili ka marrë një lajm të hidhur te Juventusi. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në ndeshjen e fundit kundër Grosetos në Serie C me 1 gol dhe 1 asist që vulosën rezultatin e takimit, por vetëm pak ditë më vonë e përndjek fati i keq.
Juventusi njofton përmes faqes zyrtare se lojtari shqiptar ka pësuar traumë në kyçin e këmbës së tij, duke vuajtur kështu një frakturë në fibulën e këmbës së tij të djathtë. Në këto kushte Vrioni nuk i shpëton dot një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do e lërë për një periudhë të madhe kohe jashtë fushave të blerta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/JuventusFCYouth/status/1332385083773378564