Komisioni i Disiplinës zbardh vendimet, Skënderbeu i Ahmatajt humbet lojtarin ndaj Partizanit

Java e 4-t e Kategorisë Superiore është luajtur në mesjavë dhe Komisioni i Disiplinës ka bërë publike ditën e sotme vendimet e marra për sjelljen e lojtarëve apo zyrtarëve të klubeve për ndeshjet që lamë pas. Lojtari i Skënderbeut, Alfred Mensah, është pezulluar me 2 ndeshje dhe Ahmataj nuk do ta ketë në dispozicion për përballjet e radhës kundër Partizanit dhe Laçit. Shkak për këtë është bërë loja e rëndë ndaj kundërshtarit. Ndërkohë lista e dënimeve këtë herë është e shkurtër, ku sjelljet e këqija u takojnë të rinjve. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. Lojtari i KF Skënderbeu, Alfred Mensah, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KF Skënderbeu U19, Kostika Beçka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i FK Dinamo U19, Alban Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 9 (nëntë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online