Nga Ronaldo te Baxho, kur Inter-Milan ishte “tradhti”

Shumë lojtarë kanë veshur të dyja fanellat e Milanos, ndër ta edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi…

Dita e derbit po afron gjithmonë e më shumë dhe sigurisht që shumë janë ata që duan të njohin dhe të rikujtojnë më shumë nga kjo sfidë. Janë të shumtë lojtarët që në historinë e tyre kanë veshur të dyja fanellat e skuadrës së Milanos.

ISH-ËT – Gjithçka nis me Xhuzepe Meacën, “flamurin” e Interit, me të cilin ai ka fituar tre tituj dhe një Kupë Italie. Në vitin 1940 ai ka lënë zikaltërit për t’u transferuar te Milani, atje ku ai ka luajtur dy sezone përpara se të rikthehej sërish te skuadra e Interit. Një ecuri e ngjashme ka qenë edhe ajo e Fulvio Kolovatit, që është bërë i madh me Milanin, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në 1982-shin u transferua te zilkaltërit, lëvizje të cilën tifozeria kuqezi nuk e pranoi kurrë. Edhe Aldo Serena, në karrierën e tij ka veshur të dyja fanellat. Duke ardhur në kohët më moderne, tifozët do të kujtojnë sigurisht Kristian Panuçin që te Milani ka ka kaluar katër sezone dhe pas eksperiencës me Realin u rikthye në Itali, ku luajti edhe me zikaltërit për një sezon. Më pas ka qenë Patrik Vieira që shkoi shumë i ri te Milani, por pa lënë shenjë dhe më pas veshi fanellën zikaltër. Tifozët kuqezinj do të kujtojnë padyshim Roberto Baxhon që me Milanin nuk arriti të shprehej në mënyrën më të mirë, por e bëri këtë me Interin. Një sulmues që ka veshur të dy fanellat ashtu si edhe Mauricio Ganzi.

TË TJERËT – Por, sigurisht që, ata, të cilët kanë thyer më shumë se të gjithë zemrat e tifozëve kanë qenë të tjerë lojtarë që kanë ndërruar fanellë brenda Milanos. Klarens Sedorf është njëri prej tyre, duke vijuar më pas me Ronaldon Luiz Nazario de Lima dhe Andrea Pirlon, ndoshta dy transferimet që i kanë goditur më shumë në krenari tifozët zikaltër. Sigurisht që një tjetër fakt që bën të diskutohet është edhe kalimi i Balotelit apo Ibrahimoviçit me kuqezinjtë. Më pas, të tjerët kanë qenë Kasano, Vieri, Muntari, Pacini, Krespo, Guljelminpietro, apo Helveg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online