Miraka: Nuk vrava askënd, gabojnë të gjithë

Portieri i Luftëtarit, Festim Miraka, ka përdorur faqen e vet në Facebook për të reaguar pas kartonit të kuq marrë kundër Kamzës, ku goditi një kundërshtar dhe shkaktoi 11-metërsh në fundin e ndeshjes. Pas takimit të humbur, Luftëtari e gjobiti dhe pezulloi me njoftim publik Mirakën, ndaj portieri nuk ka duruar, duke reaguar me një postim ku nuk pranon të hidhet poshtë për një gabim njerëzor, për të cilin kërkon falje.

Duke marrë shkak nga kjo që po thuhet lart e poshtë, sikur unë paskam bërë vrasje: e di shumë mirë që kam bërë gabim të pafalshëm, por ishte momentale, është hera e parë në karrierë që më ndodh kjo gjë. Nuk duhej të ndodhte, por tani nuk kthehet më pas. Unë e di sa e vuaj këtë gjë, që u ka ndodhur shumë lojtarëve. Është thjesht nerv momenti, i ndodhi edhe Etrit Berishës me Izraelin. Të gjithë jemi njerëz dhe gabojmë, e rëndësishme është të mos jetë me dashje, por Festim Mirakën po e pushkatojnë nga i pari tek i fundit. Në këtë vend të bëjnë sikur nuk ke askush për një gabim njerëzor, por ata që më njohin e dinë që unë kam derdhur gjak për këtë Luftëtar dhe është super mosmirënjohje që të më hedhin poshtë për një gabim momental që mund t’i ndodhë kujtdo. Për gabimin që bëra u kërkoj falje gjithë dashamirësve të Luftëtarit, shokëve të ekipit dhe atyre që e duan vërtet këtë ekip, jo atyre që të hedhin poshtë për një gabim njerëzor. Gjithsesi, nuk ka problem, sepse vetë jeta është e tillë, të mirat harrohen shumë shpejt, ndërsa me një të keqe të hedhin direkt në rrugë”.

Ndër reagimet e shumta, bie në sy edhe një mesazh nga trajneri Daniel Fernandez, i cili ul gjakrat: “Kush punon me njerëzit, e di që janë gabime normale dhe e dimë me çfarë njerëzish punojmë. Ishte dhe do të jetë një gabim, futbolli të jep gjithnjë mundësi revanshi, forca!”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online