Champions League për këtë sezon ende nuk është mbyllur, teksa jemi në fazën gjysmëfinale. Gjithsesi, për Championsin e sezonit të ardhshëm janë zbuluar disa enigma, me 14 ekipe që deri tani e kanë siguruar pjesëmarrjen.
Kampionët e shpallur të Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së kanë qenë emrat e parë. Ndërkohë, listës i janë bashkuar edhe Bajerni, Dortmundi e Lajpcigu, me këta të fundit që kanë debutimin historik. Real Madrid e Atletiko, së bashku me Napolin gjithashtu kanë siguruar një vend në Championsin e ardhshëm.
Anglia është i vetmi kampionat ku është mbyllur gjithçka për sa i përket katër ekipeve që janë renditur të parat. Mançester Siti, Liverpul, Çelsi dhe Totenhem kanë siguruar pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndëishëm europian për klube.
Përveç kampionateve të mëdha, një vend në Champions e ka prenotuar edhe Zeniti, i cili është shpallur kampion i Rusisë. Këto janë 14 klubet e para që kanë siguruar pjesëmarrjen deri tani.
Kujtojmë, një vend direkt në fazën e grupeve e sigurojnë edhe kampionët e Portugalisë, Belgjikës, Ukrainës dhe Turqisë, si dhe vendi i dytë në kampionatin rus.
Ekipet që kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions për sezonin 2019/2020
Mançester Siti
Liverpul
Çelsi
Totenhem
Barcelona
Atletiko Madrid
Real Madrid
Juventus
Napoli
Bajern Mynih
Borusia Dortmund
Lajpcig
PSG
Zenit