Nga privatizimi te gjobat, përfaqësuesi i Vllaznisë: U pa qartë se ekipi ndryshoi nga herët e fundit

Vllaznia siguroi një fitore në Superligë ndaj Kastriotit, e cila mungonte prej 13 shkurtit. Shifrat minimale 0-1 i mundësuan shkodranëve të rikthehen në krye të klasifikimit. Gjithashtu skuadra e drejtuar nga Brdariç u ndihmua dhe nga rezultati negativ i Laçit që humbi ndaj Tiranës dhe barazimit mes Partizanit dhe Teutës.

Përfaqësuesi i skuadrës kuqeblu, Blendi Dibra ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Rubrika sportive” në Rtsh, ku foli mbi suksesin arritur ndaj Kastriotit. Gjithashtu ai u përgjigj mbi lajmet që dolën se në rast të vazhdimit të serive negative, e gjithë skuadra do të gjobitej.

“Në ndeshjen e sotme, u pa qartë se skuadra u paraqit më ndryshe nga herët e kaluara, më e vendosur, më e disiplinuar. Mendoj se kjo ishte si rrjedhojë e masave të marra gjatë ditëve të fundit. Gjobat? Jemi në fazat e para të menaxhimit të klubit dhe duam të japim disa shkëndija për mirëmenaxhimin. Është biseduar personalisht me të gjithë, qoftë për gjobat apo dhe gjëra të tjera. Mendoj se kjo është normale. Në rastin konkret, nuk bëhet fjalë për një gjobë, por për një paralajmërim”,- u shpreh Blendi Dibra.

Dibra gjithashtu foli mbi çështjen kryesore të skuadrës së Vllaznisë që është privatizimi. Sipas tij, ky proçes ka ndaluar nga Bashkia e Shkodrës dhe pas 25 marsit do të rihapet ankandi.

“Privatizimi? Kjo pjesë ka ndaluar, sepse ka një ankesë dhe do të bëhet shqyrtimi I saj. Pas 25 marsit, Bashkia do të japë një datë të re për hapjen e ofertave. Brenda muajit prill mendoj se duhet të ketë një zgjidhje”.- tha ndër të tjera përfaqësues i klubit të Vllaznisë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online