Ulises Moraish është një trajner portugez i panjohur jashtë Portugalisë, por aty ka drejtuar një numër të madh skuadrash në Primeira Liga, pa arritur të fitojë ndonjë trofe, sepse ka drejtuar gjithnjë skuadra të vogla.
Në qershor 57-vjeçari portugez vendosi të largohej nga atdheu i vet, duke kërkuar fatin në Malajzi, aty ku edhe trajneri i kombëtares është portugez.
Një gjysmë kampionati fantastik në drejtimin e FC Johorit, që ka fituar titullin kampion dhe Moraish arrin ëndrrën e jetës së vet, të fitojë një trofe madhor.
Gjatë festës së titullit, ai shkoi te tifozeria ultras, duke dirigjuar festimet. Shihni videon!
Ulisses morais ?? pic.twitter.com/Y2IVVP9ggO
— bujang senang (@Syafeight) November 6, 2017