Nga porta deri në majën e sulmit, Tirana është kampione e merkatos së verës në Superiore

Ekipet shqiptare kanë punuar gjatë kësaj periudhe për të përforcuar organikën e tyre para nisjes së sezonit të ri. Deri tani padyshim që Tirana mund të quhet kampione e merkatos së verës. Në ndryshim nga të gjithë dhe nga vetvetja e sezoneve të mëparshme, afrimet e bardhebluve kanë qenë për t’u duartrokitur.

Asnjë lojtari i ardhur për të plotësuar listën, të gjithë janë kandidat për të qenë titullarë të padiskutueshëm te ky ekip. Për ta nisur nga porta, Gentian Selmani. Tirana zgjodhi që të merrte një portier të ri dhe me shumë eksperiencë për të zëvendësuar Visar Bekajn.

Selmani vjen nga një eksperiencë e kaluar në Turqi dhe pas 22 ndeshjesh me fanellën Kombëtare nga të cilat 17 janë me Shqipërinë U-21 dhe 4 prej tyre me Shqipërinë A, pa llogaritur grupmoshat e tjera. Pra Selmani shihet si një alternativë për ta zëvendësuar denjësisht Bekajn.

Hoxhallari dhe Doka ishin nënshkrimet që të japin efekt të dyfishtë. Jo vetëm siguri e shtuar në prapavijë, por njëkohësisht më shumë dashuri nga tifozët. Të dy këta lojtarë kanë fituar me kohë zemrat e bardhebluve. Me këtë lëvizje që bën drejtuesit e klubit…dy herë mat.

Jonuzi vjen si afrim dhe luan të gjitha ndeshjet e Europës te Tirana nga minuta e parë. Në minutën e 77 do të largohej nga fusha kundër Dinamos së Batumit në shtëpi, ndërsa nga 90 minuta luajti në transfertën e Gjeorgjisë dhe kundër Beshiktashit.

Kjo tregon se mesfushori është kthyer në pikë të fortë për Orges Shehin. Kaina dhe Latifi janë luks që do t’i donte t’i kishte çdo ekip në Superiore. Kaina futet në fushë pak minuta dhe shënon gol menjëherë ndaj Beshiktashit. Në krahun tjetër, Latifi tregon shpërthimet e zakonshme duke fituar duartrokitjet e të gjithëve, megjithëse duhet të punojë ende për të qenë në maksimumin e tij. I vetmi afrim i ri që ka përfunduar në stol së fundmi te Tirana është Gledi Mici.

Ky i fundit po vuan konkurrencën me Përgjonin që deri tani po shfaq një nivel të jashtëzakonshëm. Por me vazhdimin e sezonit do të kem shumë herë ndërrime vendesh mes Përgjonit dhe Micit pasi të dy i përkasin të njëjtin kalibri. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *