Nga pjatalarës në pronar të “Wembley”-t, kush është pakistanezi që po trondit Anglinë?

Quhet Shahid Khan dhe është personi pas ofertës së çmendur që i ka mbërritur Federatës Angleze të Futbollit: 920 milionë euro për stadiumin “Wembley” në Londër. Megjithatë, multimilioneri nga Pakistani nuk ka lindur i tillë, ndryshe nga sheikët, për shembull, që kur lindin kanë ca puse nafte si dhuratë dhe e nisin jetën në avantazh të theksuar me të tjerët, njësoj sikur të nisësh një ndeshje me rezultat 6-0.

Historia e Shahid Khan, e treguar nga Daily Mail, pasqyron në mënyrë perfekte konceptin e “ëndrrës amerikane”.

Khan ka ardhur në jetë në gjirin e një familjeje të thjeshtë në qytetin e Lahores. Nëna e tij ishte mësuese matematike, babai shitës. Në moshën 16-vjeçare Khan vendosi të shkonte në Amerikë, për të studiuar për inxhinieri mekanine në Universitetin e Ilinoisit në Amerikë, duke pasur vetëm 500 dollarë me vete.

Duke e pasur të pamundur të përballonte shpenzimet, Khan u detyrua të kërkonte punë dhe e nisi duke larë pjata, për 1,20 dollarë në orë.

Më vonë gjeti punë në kompaninë Flex-N-Gate, e specializuar në prodhimin e parakolpeve për makina. Tre vite më vonë arriti të gjente 660.000 euro për të blerë kompaninë, që në atë kohë nuk ishte mbret i tregut, por u bë e tillë me kalimin e viteve, aq sa në këtë moment furnizon 2/3-ën e tregut të makinave.

Tani bizneset e tij vlejnë rreth 2.900 milionë euro dhe sipas revistës Forbes, Khan është i 217-ti në renditjen e njerëzve më të pasur në planet. Pa shkuar larg, jahti i tij personal vlen 161 milionë euro, ndërsa pasuria e tij shkon te 8.285milionë eurot.

SHAHID KHAN, DUKE U BASHKUAR ME PROTESTËN E LOJTARËVE TË TIJ KUNDËR PRESIDENTIT AMERIKAN DONALD TRAMP

Pronari i Fulhamit dhe Jacksonville Jaguars

Para pak vitesh Khan tentoi të blinte 60% të aksioneve të Saint Louis Rams, skuadër e NFL (futbolli amerikan), që tani e ka qendrën në Los Anxheles dhe ka si pronar Stan Kroenke, i cili zotëron edhe Arsenalin.

Megjithatë, Khan ia doli të blinte ekip, sepse dy vite më vonë bleu Jacksonville Jaguars, që merr pjesë në NFL. Përveç këtij klubi, Shahid Khan është edhe pronari i Fulhamit, klubi londinez që tashmë është në divizionin e dytë anglez. Khan e bleu në vitin 2013 dhe tashmë shpreson ta ngjitë në Premier Ligë.

Me blerjen e stadiumit mitik “Wembley”, Khan synon të zgjerojë interesin për futbollin amerikan, duke qenë se ekipi i tij ka luajtur në Londër një ndeshje çdo vit dhe interesi ka qenë i madh vitet fundit. Megjithatë, Khan ka siguruar se Fulhami do të vijojë të luajë në “Craven Cottage”, duke mos kaluar në “Wembley”.

Nëse Federata Angleze pranon ofertën e çmendur, natyrisht do të duhet të paguajë qira, nëse do të dojë që tradita të ruhet, duke qenë se në “Wembley” prej 1 shekulli luan kombëtarja angleze, si dhe luhen finalet e kupave (plus gjysmëfinalet e Kupës FA) dhe finalet play-off në kategoritë e ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online