“Nga pastrimi i këpucëve te marrja e ushqimit pa shërbime”! Mascherano përdor “shkollën e vjetër” si trajner te Argjentina, fiton dashurinë e tifozëve

Mascherano është një emër i njohur në botën e futbollit dhe ditët më të mira të karrierës së tij si lojtar i kaloi në Barcelonë, me të cilën arriti të fitonte gjithçka që mund të fitohej. Argjentinasi luajti në fanellën e Barcelonës për tetë vjet, ndërsa përveç kësaj uajti për River Plate, Corinthians, Ëest Ham, Liverpool, Hebei dhe Estudiantes, ku e mbylli karrierën e tij në nëntor të 2020.

Pas kësaj Mascherano iu përkushtua detyrës së trajnerit dhe në fund të vitit të kaluar mori një shans nga Federata e Argjentinës. Mediat argjentinase shkruajnë se Mascherano është i vetëdijshëm për ndikimin që mund të ketë tek lojtarët që luajnë për ekipin U-20 dhe ata janë në rrugën e duhur që një ditë të luajnë për Kombëtaren e parë.

Kjo është arsyeja pse Mascherano vendosi që duhet t’u tregojë lojtarëve të rinj se çfarë lloj profesionistësh duhet të jenë nëse duan të kenë sukses në futboll. Ndaj 37-vjeçari ka futur edhe rregulla për të gjithë lojtarët që marrin ftesë në përzgjedhjen që ai drejton.

Rregullat e tij janë: “Kryerja e detyrave të shtëpisë, mësimi i anglishtes, leximi i librave, pastrimi i këpucëve të futbollit, askush nuk u shërben ushqim dhe e marrin vetë, i lënë enët në vendin ku duhet pas ngrënies, pastrojnë dhomat dhe ndjekin seminare të komunikimit”.

Argjentinasit shkruajnë se Mascherano dëshiron t’u rrënjos lojtarëve të rinj atë profesionalizëm që është gjithnjë e më pak në botën e futbollit dhe t’u tregojë atyre se asgjë nuk mund të arrihet brenda natës dhe se nuk është sukses të jesh në rrjetet sociale dhe të humbësh kohë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *