“Nga pasaporta shqiptar nuk kam luajtur sezonin e shkuar”, talenti Lico tregon kalimin te Lazio: Më ftoi Tare, më thonë se ngjaj me Castijehon

Dean Lico është një nga talentet shqiptare që premton shumë për të ardhmen. Futbollisti kuqezi është pjesë e moshave të kombëtares, ndërsa pas periudhës me të rinjtë e Sportingut të Lisbonës, tashmë ka firmosur me klubin e Lazios. Lico ka treguar se ishte pikërisht Igli Tare ai që i ofroi një provë te Lazio, fitimi i së cilës i siguroi edhe një kontratë me bardhekaltrit.

Lojtari shqiptar ka qenë i ftuar në “Fan Zone”, ku ka treguar se është në punim e sipër për të rinovuar kontratën dhe synon të gjejë hapësira në ekipin A. Ndërkohë pyetjes në lidhje me pasaportën, Lico shprehet se ka qenë faktori përse nuk ka luajtur sezonin e shkuar, pasi me pasaportën shqiptare është e vështirë në disa kampionate.

“Për momentin ndodhem në Shipëri. Është gjendje shumë e mirë dhe shprsojnë që të nisë shumë shpejt kampionati. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare më ofroi një provë dhe arrita ta fitoj. Kështu firmosa një kontratë me Lazion. A do e bëja pasaportën greke? Po. Pasaporta ka qenë problemi pse nuk kam luajtur sezonin që kaloi. Me pasaportën shqiptare është e vështirë të luash në disa kampionate.

Shpresoj që këtë vit të rinovoj kontratën me Lazion dhe të më jepet mundësia të luaj sa më shpejt me ekipin e parë. Premtoj se do të bëj një kampionat të mirë këtë vit. Ma thonë të gjithë që ngjaj me Castillejo. Edhe te Lazio ma thonë këtë. Menaxherët po komunikojnë me ekipin e Lazios për të rinovuar kontratën dhe shpresoj të kem sa më shpejt një lajm të mirë. Me Strakoshën jam takuar vetëm një herë në dhomat e zhveshjes. Thjesht jemi përshëndetur dhe asgjë më tepër”, ka thënë Dean Lico./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online