Nga ofendimet me Ibrën te e shkuara problematike, media italine për objektivin e Milanit: Talenti rekuperohet, shikoni Theo Hernandez

0

Serge Aurier është një nga lojtarët që po synohet nga Milani në këtë merkato. Mbrojtësi 27-vjeçar mund të lërë Tottenham-in dhe të zbarkojë në Itali, por duke sjellë me vete edhe të shkuarën e tij problematike.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka qenë protagonist së fundi për shkelje të karantinës gjatë pandemisë, madje duke e bërë 3 herë një gjë të tillë. Por e shkuara e tij mban edhe një marrëdhënie jo të mirë me Zllatan Ibrahimoviç, teksa Aurier e ka fyer suedezin dhe trajnerin Blanc në kohën kur kanë qenë pjesë e PSG-së.

Megjithatë talenit rikuperohet. I këtij mendimi është prestigjozja italiane “La Gazzetta dello Sport”, që si shembull sjell rastin e Theo Hernandez. Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer me fanellën e Milanit, duke lënë pas problemet që e kanë ndjekur në të shkuarën si denoncimet për dhunë seksuale, braktisjet e grumbullimeve dhe festat. Por basti me Herdandez doli i fituar dhe te “djajtë“ janë gati të vendosin bastin e radhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.