Laçi ka afruar edhe një tjetër qendërmbrojtës. Pas kilianit Sebastian Toro, është një tjetër futbollist që sezonin e ardhshëm do të jetë nën urdhrat e trajnerit Artan Mergjyshi. Jon Mersinaj, 19-vjeçari i dalë nga Shkëndija e Tiranës, do të jetë pjesë e bardhezinjve.
I riu gjatë kësaj vere u testua te Lokomotiva e Zagrebit dhe i bindi drejtuesit e klubit kroat, që nënshkruan me të për katër sezone. Gjithsesi, duke parë që hapësirat nuk do t’i ketë të shumta aty këtë sezon, është vendosur të huazohet te Laçi.
Sigurisht në këtë lëvizje “ka gisht” edhe trajneri Besnik Prenga, i cili drejtoi Laçin në kupat e Europës dhe më pas u kthye në Kroaci, pasi punon për llogari të Lokomotivës së Zagrebit.