Nga liga e 3 në Gjermani dhe luajti direkt me kampionët e Serisë A, media italiane e paraqit Marvin Cunin si më të dobëtin në fushë: E la Rrahmani në hije

Marvin Cuni ishte pjesë e futbollit në ligën e tretë të Gjermanisë. Me bekimin e trajnerit të Frosinones, futbollisti shqiptar kaloi në Serinë A. Jo vetëm kaq, por e ka nisur direkt me fanellën e titullarit në javën e parë kundër Napolit.

Sigurisht që diferenca është e madhe dhe Cuni kërkon kohën e tij për përshtatjen në elitën e futbollit italian. Media italiane, Tuttomercatoweb, e ka vlerësuar lojtarin shqiptar si më të dobëtin në fushë sa i përket ndeshjes Frosinone-Napoli, duke i dhënë notën 5.

“Në pjesën e parë mungoi në fushë, pa arsye. Nuk u përfshi asnjëherë në lojë dhe preku shumë pak topa, u la në hije nga Rrahmani”, shkruhet në median italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *