Nga Karabaku, te Agolli, Rexhinaldo dhe… kritikat e Gjicit, Nexhipi në 360 gradë!

Ka luajtur një vit e gjysmë në Baku me Karabakun, ndaj edhe ndoshta ishte si një farë “derbi” për të, por Nderim Nexhipi, drejtori i Kukësit, është më shumë i kënaqur me paraqitjen e verilindorëve, për faktin që nuk pësuan dhe që kanë shanse reale për të kaluar… Në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres”, ai ka folur për gjithçka.

Me këtë barazim 0-0 në shtëpi, sa të kënaqur jeni?

E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Për cilësinë e Karabakut, pasi të gjithë jemi të vetëdijshëm, por rëndësi ka që nuk pësuam gol. Përgëzime djemve. E dinim që Karabaku ka cilësi, por nuk është se në harkun e 90 minutave nuk patën ndonjë rast të rëndësishëm. Rezultati 0-0 është i mirë, por kemi një 90 minutësh tjetër të rëndësishëm dhe të madh. Ekipi po konsolidohet dhe ky rezultat na jep vetëbesim. Me Rexhinaldon do të kemi një pikë referimi në sulm.

Mund të jetë çelsi i suksesit pikërisht Rexhinaldo?

Ai ka ardhur dje vonë dhe nuk donim të rrezikonim. Nesër bashkohet me ekipin. Sidoqoftë, e dimë që kemi cilësi, por me vetëbesim më tepër, nëse shënojmë gol,mund të kemi shanse.

Si do i ndanit shanset?

E kam thënë që Karabaku është favorit, por në futboll nuk i dihet. Do të bëjmë më të mirën për një surprizë në Europë.

Ju që keni qenë një ish i Karabakut, si u ndjetë, pasi i dorëzuar çmim edhe Agollit…

Kam kaluar 1 vit e gjysmë në Baku dhe i njihja. i bëmë që të vuanin, ndoshta nuk e prisnin të ishim kaq kompakt. Ansin e kam shumë shok dhe më bëhet qejfi që është bërë legjendë e klubit azerbajxhanas. Ka zhvilluar ndeshje me kualitet. Duhet ta respektonim, pasi ishte hera e parë që vinte në Shqipëri.

Presidenti, jo fort i kënaqur me merkaton. Cungu ka kërkuar lojtar të tjerë. Vetë ju, i keni spikatur ato elementë për të fuqizuar ekipin?

Të them të drejtën, presidenti ka mendimet e tij dhe dëshiron që ekipi të ecë përpara. Ne kemi cilësi dhe do ta shfaqim ndeshjet e tjera më shumë. Mendoj se do të rritemi dita ditës.

Intervistoi: JURGEN ZELA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online