Super Laçi nuk pyet nëse përballë ka ndonjë rival të fundtabelës apo Partizanin e madh e me histori. Pasi e mundi bujshëm në ndeshjen hapëse të kampionatit, Laçi e ka mundur Partizanin edhe sot, me një gol të Rexhinaldos në fillim të pjesës së dytë.
Në krahasim me ndeshjen e shtatorit ishte trajner i ri në secilin sot, por si Nica, ashtu edhe Mezani, i kanë dhënë fillimisht leksion Partizanit të Julianos, dhe tani atij të Starovës.
Ndeshje e shkëlqyer e kurbinasve, të vendosur në mënyrë të shkëlqyer në fushë, ndërsa partizani është po aq mediokër sa para ndryshimit në stol. Të kuqtë janë të sëmurë, u duhet revolucion.
Ah, po: tifozët e Partizanit janë super, ata bëjnë përjashtim.
Kategoria Superiore – Java 10
E enjte, më 16 nëntor, ora 14:00
Laçi – Partizani 1-0
Shënues: Rexhinaldo 46′
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Nika, Bardhi (Lushkja 55′), Jonuzi, Uzuni, Eskerda, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari, La Kamera (Bardhi 56′), Vila, Batha, Asani (Fili 73′), Trashi, Progni. Trajner: Sulejman Starova
Kartonë të verdhë: Rexhinaldo 18′, Shala 32′, Jonuzi 49′ / Batha 49′, Kalari 75′
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Nertil Bregasi, Klodian Shahini
GOLI:
46′ Start perfekt i pjesës së dytë për Laçin. Një sulm i shpejtë nga e majta me Uzunin, një kros në zonë dhe Rexhinaldo afër pikës së 11-metërshit nuk gabon, duke shënuar. Afrikani po rezulton vendimtar, Partizani në vështirësi të mëdha.