Nga Internacionali i Tiranës te Verona, talenti i radhës që tenton futbollin e madh

Djaloshi 16-vjeçar Niko Lucaj shkon në Itali, te Verona, ku do të testohet për një periudhë një javore në mesin e muajit.

Rreth dy javë më parë “Sportal.al” raportonte se klubi veronez kërkonte të shihte nga afër dy talentet e Internacionalit të Tiranës U17, Kleis Bozhanajn dhe Niko Lucajn.

Tani është konfirmuar se Lucaj do të vëzhgohet nga afër për rreth një jave nga klubi i Veronës, që para pak kohësh zyrtarizoi marrëveshjen me mbrojtësin Marash Kumbulla.

Prej datës 17 gusht deri më 24 gusht, Lucaj do kërkojë të tregojë vlerat e tij për t’iu bashkëngjitur klubit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *