Nga hapja e portës me Kukësin te goli “në pabesi” ndaj Skënderbeut, Jemini: Do quhej nëse se kapte Asani

Hapja e portës nga ana e Partizanit në përballjen kundër Kukësit mori një komentim të gjërë në mediat sportive. Të kuqtë u vlerësuan për “Fair-Play” që treguan ndaj kundërshtarit duke rihapur ndeshjen në shifrat 1-2, pasi Murataj shënoi gol duke përfituar me kundërshtarin që gjendej i shtrirë.

Presidenti Demi dhe drejtori Rama do të shpreheshin se vetëm Partizani mund të dhurojë skena të tilla në futbollin shqiptar. Megjithatë një situatë paradoksale vjen nga përballja e fundit kundër Skënderbeut.

Në minutën e 62 të takimit, pasi portieri i Skënderbeut e kishte dërguar topin jashtë për shkak të një dëmtimi, Asani duhej që ta rikthente topin nga rivënia anësore te korçarët. Zguro po e shoqëronte me sy atë top derisa të dilte jashtë, ndërsa Asani e ka krosuar menjëherë duke u gjetur goli.

Lorenc Jemini është shprehur në “Procesi Sportiv” se këtë herë goli është anuluar vetëm për shkakun se Asani hedh topin me dorë dhe vendoset në zotërim të tij. Kjo gjë është e ndaluar në futboll. Nëse Zguro do ta kishte prekur sadopak topin ose nëse një tjetër lojtar i Partizanit do të kishte qenë në vendin e Asanit për të krosuar, atëherë të kuqtë do të shënonin një gol në pabesi që do të komentohej shumë gjatë.

Ose në të kundërt do të kishim një tjetër përsëritje të skenës si me Kukësin, për të hapur sërish portën që rezultati të shkonte në 1-1 pas mungesës së “Fair-Play”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *