“E çuditshme, na ndodhte edhe ne dikur te Partizani”! Redi Jupi: Janë ca ndeshje kur je si i pirë në fushë

Redi Jupi ka shpjeguar humbjen e Partizanit ndaj Skënderbeut në shifrat 0-1. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jupi ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë futbollist i Partizanit, për të treguar fenomenin që ndodhte në disa ndeshje të caktuara kur lojtarët silleshin si të pirë në fushën e lojës. Megjithatë në analizë bëhet e qartë se ky është gabimi i lojtarëve që nuk arrijnë të fitojnë ndaj një ekipi më inferior, pasi përgjegjësia nuk bie mbi Dajën.

“Partizani nuk vjen mirë në derbi me Tiranën. Në këto katër ditë ka lënë pesë pikë. Ndeshja me Skënderbeun më kujtoi Partizanin e përhershëm. Më kujtoi atë ekip kur kam qenë edhe unë pjesë, e di atë mentalitetin që ka. Ka ndryshime në kohë për të bërë krahasim. Megjithatë unë kam luajtur në 96-97 me një brez shumë të mirë futbollistësh, por që kishim ato pauzat në ndeshjet e çuditshme ku dukej sikur ishim të pirë të gjithë.

Është shumë e çuditshme pasi kjo nuk i ndodhte Tiranës apo Dinamos, vetëm te ne. Kur ti luan me ekip inferior, është një ndeshje që duhet ta fitoj lojtari. Kur luan në ndeshje të madhe dhe me rivalitet, atëherë po që e bën diferencën trajneri. Ndaj Skënderbeut nuk duhet të diskutohet Daja se lojtarët duhej ta kishin fituar me çdo kusht. Mungoi dëshira dhe impenjimi. Impenjimi i tyre nuk e kalonte klasën. Lojtarët e Partizanit ishin si të pirë, sikur po luanin ndonjë miqësore gushti”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online