Për më shumë se dy javë skuadra tajlandeze “Wild Boars” e përbërë nga 12 fëmijë të moshave nga 11 deri në 16 vjeç pushtoi mediet në mbarë botës, pasi u bllokuan për më shumë se dy javore në një shpellë të përmbytur.
Mbi 800 forca ushtarake, mijëra vullnetarë të ardhur nga i gjithi vendi dhe zhytës ekspertë nga Australia e Anglia u angazhuan për të shpëtuar fëmijët dhe trajnerin e tyre. U deshën 10 ditë për të gjetur vendndodhjen, por, pavarësisht mungesës së ushqimeve dhe niveleve të ulëta të oksigjenit, fëmijët dhe trajneri ishin të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodheshin, dhe një gjashtë ditë pas zbulimit gjithçka ka përfunduar me një fund të lumtur.
Vëmendja e madhe që mori operacioni i shpëtimit ka bërë që ekipi i Mançester Junajtid të bëjë një ftesë pjesëtarëve të skuadrës dhe punonjësve të cilët kontribuuan në operacionin e shpëtimit të tyre.
#MUFC is relieved to learn that the 12 footballers and their coach trapped in a cave in Thailand are now safe. Our thoughts and prayers are with those affected.
We would love to welcome the team from Wild Boars Football Club and their rescuers to Old Trafford this coming season. pic.twitter.com/5CGMoD1Msq
— Manchester United (@ManUtd) July 10, 2018