Nga Eriksen te Perisiç, stoli i Interit kushton shumë! Konte ka në pankinë 32 milonë euro

Antonio Konte mbetet në qendër të kritikave të tifozëve. Rezultatet nuk po flasin për të, por trajneri italian sërish nuk heq dorë nga 11 të besuarit e tij dhe nuk preferon ndryshime të shumta. Disa lojtarë po provojnë stolin në kampin zikaltër, ku veçohet çështja Eriksen, i cili zbarkoi me bujë të madhe në Milano e në fund nuk gjeti hapësira.

Por sa shumë kushton stoli i Interit? Media italiane “La Gazzetta dello Sport” ka bërë një vlerësim të lojtarëve që nuk ishin titullarë për Konten në ndeshjen e fundit kundër Romës. Nga Eriksen te Perisiç e Sançez, emrat e njohur nuk mungonin. Në total pagat neto të futbollistëve që gjendeshin në pankinë kushtonin plot 32,3 milionë euro për arkat e klubit.

Kolarov (3 mlionë euro neto), Galiardini (1.5), Jang (3) and Perisiç (5), Padeli (5 million), Radu (1), Ranokia (1.8), Sensi (2), Eriksen (7.5) dhe Sançez (7). Këta ishin lojtarët që Konte zgjodhi të linte në stol, për t’ja besuar fushën nga minuta e parë të tjerë emrave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *