E bujshme/ Vllaznia bën merkato te Milani, gati huazimi i talentit të kuqezinjve

Vllaznia ka bërë shumë në fushën e lojës dhe kryesojnë me meritë tabelën e renditjes në Kategorinë Superiore, por duket se nuk kanë ndërmend të ndalen as në merkato. Megjithëse ka krijuar një grup të shkëlqyer, klubi shkodran ka hedhur sytë edhe nga talentet e rinj që mund t’i japin një ndihmë shtesë në këtë sezon të ngjeshur.

“Tuttomercatoëeb“ bën me dije se drejtuesit e kuqebluve janë në bisedime me Milanin për shërbimet e një 20-vjeçari. Bëhet fjalë për Erin Muratin, i cili është një prodhim i akademisë kuqezi dhe ka provuar huzime në Itali në radhët e Rende dhe Pro Sesto./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online