Nga Klaudio Ndreca
Më në fund, pritjes së madhe i ka ardhur fundi! Shqiptarët do të bashkohen dhe kjo do të vijë nga sporti, kurrsesi nga politika. Teksa jemi ende në pritje të një Kupe “Nënë Tereza” që do të bashkojë shqiptarët në futboll, në basketboll jemi në fazat e fundit.
Liga mbarëkombëtare me Kosovën pritet që të marrë jetë në tetor të këtij viti. Pasi ky organizim është pranuar nga zyrtarët më të lartë të basketbollit në trevat shqiptare, tashmë kanë dalë edhe emrat e klubeve që do të marrin pjesë. Megjithëse në formë jo-zyrtare thuhet se Goga-Basket, Tirana, Vllaznia dhe Teuta do të jenë ekipet e Shqipërisë sipas “Asistionline”.
Ndërkohë nga ana e shqiptarëve të Kosovës do të kemi ekipet e Prishtinës, Pejës, Yllit dhe Rahovecit. Një formë brilante për të kthyer vëmendjen më të madhe edhe të tifozëve, por njëkohësisht edhe rritjen me marketingun. E fundja, ku ka më bukur sesa të ngjitësh shkallë teksa je i bashkuar? Përçarja nuk vlen për asgjë, atë faturë duhet ta paguajë vetëm politika, në një ditë… /Sport Ekspres/