Nga Dibala te Elseid Hysaj, kuqezinjtë e vegjël tregojnë modelet e tyre para turneut në Kroaci

Shqipëria e 16 vjeçarëve ka filluar grumbullimin stërvitor në kompleksin Tropikal në prag të turneut ndërkombëtar “Vlatko Markovi?”, që do të zhvillohet në Kroaci nga datat 4-9 maj 2021, me kuqezinjtë që janë pjesë e Grupit B bashkë me Rusinë, Bosnjë & Hercegovinën dhe Lituaninë.

Në këtë grumbullim paraprak në Durrës në prag të turneut që do të zhvillohet në Kroaci, skuadrës i janë bashkuar edhe disa elementë të rinj shumë të talentuar që luajnë brënda dhe jashtë vendit, të cilët kanë rrëfyer emocionet e tyre për mikrofonat e FSHF.TV. “Kur mësova lajmin se jam grumbulluar nga skuadra kombëtare u ndjeva shumë mirë, shumë emocione, edhe familjarët e mi u emocionuam shumë në atë moment. Nga dita e parë që kam nisur futbollin kam pasur ëndërr të bëhem futbollist i famshëm dhe të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Objektivat e mi janë të qartë: dua të stërvitem sa më shumë për të arritur objektiva sa më të mëdhenj dhe për të shkuar larg. Me çunat e ekipit njihemi pothuajse të gjithë por ka edhe djem të rinj që kanë ardhur për herë të parë dhe do të njihem me ta së shpejti. Unë kam qënë edhe më parë pjesë e skuadrave kombëtare. Modeli juaj? Lojtari që unë përpiqem ti ngjaj është Elseid Hysaj”, është shprehur Albi Koleci, 15 vjeçari që luan te Besëlidhja në Lezhë.

15 vjeçari Denis Ferraj vjen në këtë grumbullim të Shqipërisë U16 nga Spanja ku aktivizohet me Atletico Saint Just. “Dëshira ime e madhe është të luajë për Kombëtaren shqiptare. Kur më erdhi ftesa për të qënë këtu fola me mamin, me motrat, me vllain dhe isha shumë i lumtur. Që në moshë të vogël kam pasur shumë dëshirë të luajë me Kombëtaren. Karriera ime ka nisur në Itali, kam luajtur një vit me Romën, një vit me Milanin, dy vite me Barcelonën dhe tani luaj për Atletiko Saint Just. Turneu i Kroacisë? Ne do të stërvitemi fort, do luajmë me moshatarët tanë dhe shpresojmë që të fitojmë. Mendoj se kemi të njëjtat cilësi si kombëtaren e tjera. Idhulli juaj? Më pëlqen Dybala shumë. Do stërvitem fort që një ditë të luajë me të”, përfundoi rrëfimin e tij Ferraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *