Nga Dervishaj te Jera, flasin anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv

Ndërkohë që vijon numërimi i votave për raundin e dytë për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, katër nga pesë anëtarët e zgjedhur kanë thënë fjalët e para për “Supersport” teksa janë shfaqur mjaft të lumtur për arritjen e suksesit.

 

Arben Dervishaj

“Votat janë njësoj, Falë përkrahjes së presidentit Duka. Ky është mandati i katërt. Unë shpresoj që të falënderoj anëtarësojmë për besimin. Shpresoj se në këtë mandat të jap kontributin tim për të ecur akoma më tej.

Besoj se është mandati im i fundit. Besoj se nuk ka nevojë për mua në Federatë, do ketë nevojë për njerëz të rinj”.

Abdyl Kuriu

“Ndjehem mirë. Dua t’i uroj fitoren presidentit Duka. Do të falënderoj të gjithë anëtarët që na besuan për një mandat tjetër.

Jam pjesë e stafit të presidentit Duka. Ne do të jemi në krah të tij për të pasur sukses në vazhdimësi.

Njerëzit kur punojnë edhe gabojnë. Kjo fushatë që ishte afër një muaj, kishte dhe problematike, por kjo fitore na jep mundësinë për t’i korrigjuar në vazhdimësi”.

Vasil Bici

“Ne jemi mësuar me gara dhe me finale. Pavarësisht se çdo finale mban emocionin e vet, Duhen përgëzuar të gjithë anëtarët e FSHF-së që kishin të drejtë vote, që zhvilluan një garë fair-play Jam i lumtur sepse fitova garën ku isha futur për komitetin. Më takon, pasi i përkas familjes së futbollit. Besoj se kam çfarë të jap për futbollin.

Unë jam një nga anëtarët. Do të shtrojmë problematikat që kemi që në mbledhjen e parë për të avancuar sukseset e arritura. Duke nisur që nga moshat deri te futbolli i femrave, tek skuadra Kombëtare. Ne nuk kemi pse të kemi fikë siç ka thënë Panuçi, veç Gjermanisë e Spanjë. Jemi rritur shumë sidomos Kombëtarja.

Kënaqësia ekziston sepse i përkas familjes së futbollit dhe është nderë si për mua dhe për FSHF-në që të zgjerojmë bashkëpunimin”.

Bardhyl Jera

“Ishte një eksperiencë e mirë, pasi kur konkurron në një komunitet kaq të madh, ishte kënaqësi, pavarësisht pozicionit që dola. Eksperienca e parë ka qenë e mirë, ndoshta edhe se kishim risi, siç ishte pjesëmarrja në Europian. Ishte një motivim akoma dhe më i madh.

Në këto katër vitet kam mbuluar teknikën, kemi bërë një punë të mirë për faktin se kemi pasur 9000 sportistë amator kanë zhvilluar kampionatet e veta, në këto 9000 sportista kemi pasur 629 ekipe amatore. Kjo do të jetë zanafilla e punës time për mandatin e ri. Kam pasur fatin e madh që kam mbuluar teknikën, pasi e gjej veten më mirë se kudo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online