Vllaznia do të përballet ndaj Kukësit dhe Brdaric do të duhet që të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm. Nga Da Silva, te Adili, Gurishta, Jonuzi dhe Hoxhaj. Por pavarësisht këtyre emrave, trajneri gjerman nuk ka zgjedhur që të ankohet duke kujtuar se shkodranët kanë më shumë sesa 11 lojtarë.
“Nuk kam “dhimbje koke”. Kam më shumë se 11 lojtarë. Nesër është një ndeshje ku secili duhet të tregojë atë që di të bëjë më mirë, që vlen për këtë ekip. Është një punë e madhe në seancat stërvitore dhe ata janë gati kur thirren në apel”, është shprehur Brdaric në konferencën për shtyp. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/