Vllaznia bëri një përmbysje spektakolare mbrëmjen e djeshme, duke siguruar kualifikimin përballë Shiroki Brijeg. Por turi i dytë i Ligës së Konferencës i ka rezervuar një kundërshtar të një niveli më të lartë, megjithëse në futboll asnjëherë nuk ka favoritë. Vllaznia do të masë forcat këtë herë me AEL Limasolin, skuadër e cila e mbylli kampiontin në vendi ne 3-të në Qipro.
Klubi qipriot ka një buxhet më të madh se kuqeblutë, që sipas “Transfermarkt“ kap shifrën e 11.6 milionë eurove. Përafërsisht trefishi i arkës së shkodranëve. Megjithëse shifrat e parave flasin në favor të AEL-it, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për rezultatet që dëshmojnë formën e ekipeve.
Fitorja e fundit e qipriotëve daton më 11 prill kundër AEK Larnaca-s në kampionat. Që atëherë skuadra ka hyrë në një thatësirë fitoresh, teksa në 11 takimet e fundit ka arritur të marrë vetëm 3 barazime dhe 8 humbje. Ndërkohë një tablo krejt tjetër paraqet forma e Vllaznisë, që në 10 takimet e fundit ka 3 barazime, 6 fitore dhe vetëm një humbje./Sport Ekspres/