“Nuk ishte zhgënjyese”, Bufon e mendon ndryshe sezonin e kaluar të Juventusit: U kualifikuam në Champions League

Aventura e Andrea Pirlos si trajneri i Juventusit u cilësua si dështim total nga tifozët bardhezinj. Pas 9 vitesh, Juventusi nuk arriti të fitojë trofeun dhe kjo bëri që drejtuesit ta shkarkojnë menjëherë Pirlon pas përfundimit të sezonit. Megjithatë, për kundër kritikave të shumta nga tifozët, ish portieri i Juventusit, Ganliuigi Buffon, ky sezon nuk mund të konsiderohet si zhgënjyes pasi skuadra u kualifikua në Champions League.

“Juventusi si skuadër e ka potencialin të fitojë përsëri titullin. Viti i kaluar u cilësua si i dështuar, por ne fituam Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë si dhe u kualifikuam në Champions League. Nuk ishte një vit zhgënjyes. Por kur përfaqëson Juven, duhet t’i pergjigjesh në nivele të larta. Trajneri i ri (Allegri) e ka aftësinë për ta nxjerrë Juven kampione të Italisë”- u shpreh Buffon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online