Nga buxheti te forma e ekipit, njihuni me kundërshtarin e Laçit në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Pas Podgoricës është Universitatea Craiova ekipi i radhës që do të zbresë në fushë përballë Laçit. Rumunët e kanë përfunduar kampionatin e shkuar në vendin e 3-të në renditje, duke siguruar kështu biletën për në Ligën e Konferencës. Nëse vëmë në krahasim buxhetet e të dyja skuadrave, atëherë Laçi do e kishte të humbur kualifikimin pa nisur ende loja.

Vlera e rumunëve sipas “Transfermarkt“ është plot 27.38 milionë euro. Një shifër kjo shumë herë më e lartë se buxheti 3.9 milionë eurosh i kurbinasve. Cilësitë në ekip dukshëm peshojnë nga rivalët, por kjo nuk do të thotë dorëzim për djemtë e Shpëtim Duros.

Arma më e fortë për Laçin është mbrojtja, e cila nuk fut ujë lehtë dhe këtë e tregon fakti se përgjatë kampionatit kanë pësuar vetëm 26 gola. Megjithatë përballë Universitatea Craiova prapavija do të ketë një detyrë të vështirë. Rumunët kanë fituar vetëm një javë më parë Superkupën e Rumënisë, ndërsa në fundin e muajit mars kanë bërë të tyren edhe Kupën e Rumanisë. Ndërkohë fitorja e fundit e skuadrës është ajo në miqësoren e 11 korrikut kundër Pandurit, të cilin e mposhti me rezultatin tenistik 7-0./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online