Nga birra te ngjitja drejt majave, Burton “nuk u deh” nga euforia!

Na ishte njëherë një qytet që prodhonte birrë dhe u bë me famë, por që sot prodhon edhe futboll dhe njihet edhe prej topit. Fundja, njëra ka maja, tjetra pasion dhe dashuri… Shija është e njëjtë

Speciale nga Anton Cicani

Historia që do të tregojmë na çon sërish në ishullin e futbollit, aty ku topi u bë kryefjalë ku në vendet e tjera vijonte ende lufta për Pavarësinë… Në Britaninë e Madhe mund të gjesh vende të magjepsura, qytete përrallore, gojëdhëna të çuditshme por edhe legjenda urbane. Mjafton që të shijosh gjithçka… Fundja, misteri i përbindëshit të Lok Nesit në Skoci ende është një destinacion që “thith” qindra mijëra turistë në atë liqen. Por, le të ndalemi më shumë në Angli, aty ku të luash futboll është detyrim dhe jo zgjedhje… Fundja, të stërvitesh pasi ke punuar tetë orë në ditë dhe ditën e vetme pushim të përgatitesh për ndeshje nuk është të jesh i dashuruar pas këtij sporti, por i fiksuar mish dhe shpirt.

Immagine correlata

Parantezë…

Nëse uji i pijshëm një ditë do të zëvendësohej më birrë në Angli, të jeni të sigurt se askush nuk do të dilte nga shtëpia… Praktikisht, në rrugët e qyteteve kryesore do të kishte vetëm heshtje dhe lokalet do të ishin bosh. Të gjithë përpara tv, me ndonjë picë ose diçka tjetër për të konsumuar dhe gjithmonë gati te rubineti për të mbushur gotën me birrë… ose “beer”, siç njihet në gjuhën ndërkombëtare.

Burton upon Trent…

Për shekuj, qyteti i Burton upon Trent është karakterizuar nga industria e birrës për meritë e cilësisë së ujit të asaj zone, që merret nga puset, jo nga lumi aty ngjitur, Trent. Territoret e qytetit dhe fshatit përreth mbrohen nga trajtime kimike pikërisht për të ruajtur cilësinë e ujit. Në qytet ka të paktën 5 ndërtesa birrash, ose ekspozita birrash, por më i madhi është Bass Museum of Brewng që prodhon birrën e tij.

Immagine correlata
Lumi Trent

Lidhja hekurudhore deri në Liverpul i ka dhënë mundësi prodhuesve të birrës që të eksportojnë birrat e tyre në të gjithë gjeografinë britanike. Dhe të mendosh që stili ndryshoi kur një anije që po transportonte një lloj të caktuar birre drejt kolonive indiane do të përmbytej dhe fuçitë do të dilnin në breg dhe kështu do të kuptohej se sekreti ishte ndryshe… Një proces transformimi ndodhi.

Ok, ju do të thoni, ne duam historinë… E vërtetë, por nuk mund të lexosh faqen e fundit të librit dhe të thuash “e mbarova!”. Pak durim, vetëm kaq…

Pikërisht fabrika e birrës në Burton u bë lider e merkatos: prodhonte çerekun e birrës që shitej në Mbretërinë e Bashkuar. Fama e “Burton” mori dhenë në Angli dhe i dha shkas edhe shprehjes “gone for a Burton” (“shkoi të merrte një Burton”). Një shprehje që u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa një ushtar mungonte në apel. “Shkoi të merrte një birrë Burton”.

Risultati immagini per burton upon trent beer

Tani, pas parantezës, kthehemi te një klub futbolli. Edhe pse, ky sport mbërriti shumë vonë në këto anë: përpara vitit 1950 nuk ekzistonte asnjë skuadër në kontenë e East Staffordshire. Një situatë paradoksale, sidomos kur flasim për tokën ku u shpik futbolli dhe u eksportua në gjysmën e dytë të vitit ‘800.

Risultati immagini per burton upon trent beer
Fuçi birre më shumë se stola…

Kjo histori merr shkas nga qyteti ku prodhohet birra dhe ku kalon një lumë që lag Derbin dhe Notingamin. Dhe, si një shenjë fati, ai që stërvit këtë ekip është një që dy qytetet në fjalë i ka të shkruar në zemër. Duket shaka, por ai që udhëheq Burton Albion është Nigel Kloug, i biri i Brajan Kloug, që çoi Derbin nga Divizioni i dytë deri te titulli dhe Notingam Forestin te fitorja e dy kupave të kampionëve. Sepse, nëse quhesh Kloug dhe stërvit, duhet të kesh medoemos lumin Trent që të rrjedh nëpër vena.

Nigel Clough con suo padre Brian.
Familja Kloug, babai dhe i biri

Por, sa vetë e njihnin Burton Albion përpara se të vinte ajo ndeshje, që ishte praktikisht publiciteti më i madh? Asnjë, praktikisht! Ah, po! Banorët e qytetit. Ata po…  Hera e parë që bota futbollistike njohu Burton ishte 7 janari i vitit 2005, pra 13 vjet më parë. Luhej Burton-Mançester Junajtid dhe ishte sfida e Kupës FA. Stadiumi? “Pirelli Stadium”. Sqarim i vogël. Impianti quhet kështu sepse pikërisht industria e gomave ka vendosur një pjesë të mirë të magazinave në këtë qytet…

Edhe Ylberi behet spektator në “Pirelli Stadium”

Por, çfarë ndodhi në atë vit: 0-0 në “Pirelli Stadium” përballë Kristiano Ronaldos, Runit, Rajan Gigsit, Skouls e kështu me radhë. Ishte edhe Rud Van Nisterleroi.

Kur Ronaldo luante ndaj Burton në vitin 2005

Verdhezinjtë festojnë sikur të kishin fituar kupën, ndërsa për ndeshjen e kthimit, në Teatrin e Endrrave, mobilizohet i gjithë qyteti. Do të udhëtojnë 11 mijë drejt “Old Trafford”, edhe pse eliminimin e kishin në axhendë. “Donim të shkonim 50 mijë, aq sa ka qyteti, por na vendosën kufij”, do të kujtojë një tifoz…

Tifozeria e Burton

Ndër vite, Burton ka luftuar mes anonimitetit dhe diplomimit. Ka lënë disa provime për në vjeshtë, si ai i sezonit 2013-2014, teksa në finalen e playoff u dorëzua në “Wembley” përballë Fletvud Taun, teksa sigurisht që largimi i trajnerit Kloug solli probleme, por në sezonin 2014/15 erdhi edhe kthesa e madhe. Për “prodhuesit e birrës” vjen trajner Xhimi Floid Haselbank në stol, që në “Stamford Bridge” kujtojnë mirë. Nga ai moment, Burton është një makineri dhe e mbyll League Tëo me plot 94 pikë, pesë më shumë se Shresbëri. Dollia ngrihet, pas dy eliminimesh radhazi në play-off.

I giocatori del Burton festeggiano la promozione in League One.

Sezoni i ri, ai 2015-2016 nis me Burton që vazhdon të provojë ngjitjen e madhe, por në mes të kampionatit, Haselbank largohet duke shkuar në Londër, te QPR… Në luftë për play-off dhe pa trajner, tifozët nisin të dëshpërohen, por në krye rikthehet Nigel Kloug, shtatë vjet pas largimit që nuk u kapërcye kurrë… i biri i atij që ka fituar trofe në dy qytetet që kalon lumi, rikthehet për të përfunduar atë që kishte nisur. Sezoni mbyllet sërish me dolli dhe me birrat lumë…

Çfarë historie për Burton: nga fushat e provincave në St.James Park të Njukasëllit, nga transfertat në Northuiç deri te antiku “Hillsborough” i Shefillidt: udhëtimi më i bukur dhe i lodhshëm, me dy ngjitje radhazi, katër nivele në futbollin anglez, për pak vite. Një histori që nis nga poshtë dhe që risjell sensin e futbollit: ai i njerëzve, që në një stadium me 6000 vende qëndrojnë në këmbë. Ajo e një skuadre që është një religjion për banorët, sigurisht pas një gote të freskët birre “Burton”.

Cheers miq! Shihemi herën tjetër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *