Nga Belgjika, ironi e shëmtuar ndaj Nejmarit

Belgjika mori një kualifikim të madh me Brazilin favorit për të triumfuar në këtë Kupë Bote. Përfaqësuesja belge triumfoi 2-1 në çerekfinale ndaj ameriko-latinëve dhe tani do të përballet me Francën në gjysmëfinale.

Suksesi normalisht i ka bërë entuziast të gjithë, por disa e kanë tepruar me reagimet e tyre në rrjetet sociale. I tillë ka qenë postimi i kryetarit të Bashkisë së Brukselit, Filip Klose, i cili ka thumbuar në një mënyrë aspak të hijshme Nejmarin.

Numri 1 i kryeqytetit belg ka nxjerrë në rrjetet sociale një fotomontazh ku ndodhej “ylli” brazilian pranë shatërvanit “Manneken Pis”, me statujën që po urinonte mbi lojtari. Në gjuhën frënge, kryebashkiaku shkuan: “Nuk ka mbetur asgjë për të shtuar

Edhe pse Nejmar është sulmuar shumë për simulimet e tij gjatë këtij Botërori, ky reagim duket shumë i tepruar dhe ka marrë mjaft kritika, pasi bëhet fjalë për një politikan, i cili ka një detyrë të lartë.


 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *