Nga Armand Duka te Bledi Shkëmbi dhe Nevil Dede! Ja “tifozët VIP” që po ndjekin finalen Egnatia-Dinamo

Në ditën e sotme po zhvillohet edhe përballja mes Dinamos dhe Egnatias. Kjo është finalja e prestigjit në Kategorinë e Parë ku fituesi do të marrë 30 milionë. Kryeqytetasit arritën që të fitonin në Grupin A, ndërsa Egnatia “vrau” rivalitetin në Grupin B të Kategorisë së Parë.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” atje ku gjenden edhe shumë personazhe të njohur për futbollin shqiptar. Bledi Shkëmbi është duke e ndjekur sfidën nga shkallët e stadiumit, ndërsa u përfol si një trajner i mundshëm për Dinamon. Nga ana tjetër edhe Nevil Dede ka zgjedhur që të shikojë nga afër këtë përballje, ku nuk mungon edhe prezenca e kreut të FSHF, Armand Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *