Nga Altin Sulçe
Shumëkush në vendin e tij do fliste për suksesin e biletës magjike për në finalen e Kupës se Shqipërisë dhe Elvis Plori e bëri, por fillimisht mendoi për kolegun e tij Dritan Mehmeti duke u shprehur: “Të them të drejtën është moment i veçantë si për mua, edhe për trajnerin Mehmeti, kuptohet situata e sikletshme.
Se është mundi i gjithë vitit, duke filluar nga presidentët e deri te ne. Kuptohet se si funksionon futbolli në Shqipëri se kush nuk del në Europë nuk ka shumë mundësi financiare ndaj trysnia ka qenë e madhe. Duhet të përgëzoj edhe Tanin për punën që ka bërë, do të kisha edhe unë atë gjendje nëse do të ishte ai këtu”.
Këto fjalë dhe mendimi për tjetrin nuk gjenden në shoqërinë individualiste shqiptare. Plori e bëri, megjithëse është i ri në tregun e madh të futbollit. Dha pak Shkodër, pak nga tradita që duartrokasin kundërshtarin… Bravo Elvis! /Sport Ekspres/