Nga 0-2 në 3-2/ PSG fal ndeshjen në “Ligue 1”, Tuchel bën autogol pa kuptuar: Ndaluam së luajturi në humbjen e çuditshme

Një kthim rezultati që fali shumë emocione dhe njëkohësisht prodhoi dramë të vërtetë erdhi nga Ligue 1. Monaco arriti që të përmbys PSG në shifrat 3-2, kur pjesa e parë ishte mbyllur me avantazhin e miqëve në rezultatin 0-2.

E kur takimi ka përfunduar, trajneri Tuchel nuk ka zgjedhur që t’i shtrijë dorën kundërshtarit dhe ta urojë për fitoren. Në mënyrë të pa kuptuar thuhet qartësisht se kjo ishte më tepër një falje e pikëve nga ana e PSG-së sesa merita e Monacos për të kthyer ndeshjen.

Një mënyrë e mirë për të zbehur vlerësimin për kundërshtarin, por nga ana tjetër i jep më shumë përgjegjësi vetë Tuchel që nuk arriti që të bind ekipin e tij se ndeshja zgjat për 90 minuta dhe jo për 45 minuta. “Është faji dhe përgjegjësia jonë. Duhet të mobilizohemi tani dhe të përgatitemi për ndeshjen e së martës, pas kësaj humbje “të çuditshme”.

Ne kemi humbur intensitetin tonë. Pjesa e parë ishte kaq shumë e lehtë, mund të realizonim edhe golin e e tretë apo jo? Ne e humbëm këtë ndeshje dhe unë nuk e kuptoj se përse. U çlodhëm shumë dhe pushuam së luajturi, nuk ishim këtu, në këtë sfidë”, tha Tuchel. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online