“Neymar te Barça?” Menaxheri i brazilianit trazon ujërat: Më lehtë vjen Messi te PSG-ja, e them me 100% siguri

Neymar ishte shumë pranë largimit nga PSG vitin e kaluar për tek Barcelona. Këtë e konfirmoi vetë lojtari në një konferencë për shtyp, por sipas tij klubi nuk e lejoi këtë transferim. Mëgjithatë për menaxherin e brazilianit, Wagner Ribiero, këtë vit gjërat kanë ndryshuar plotësisht, pasi Neymar është i lumtur në Francë dhe ka besim se do të fitojë Topin e Artë.

Gjithashtu ai shtoi se më shumë është i mundshëm transferimi i Messit në Paris, sesa Neymar tek Barcelona, duke trazuar disu edhe ujërat, teksa argjentinasi e ka bërë të qartë vendimin për t’u larguar nga klubi katalanas.

“Neymar është i lumtur dhe do të qëndrojë tek Paris Saint Germain të paktën për 2 vjet. Sot e them me siguri 100% se më thjeshtë vjen Messi tek PSG, sesa Neymar tek Barcelona.” – u shpreh këshilltari i Neymar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *