Nexhipi: Klubi do vendosë për Bakajn. Nuk gëzohemi nëse dënohet Skënderbeu

Së bashku me trajnerin Peter Pakult në konferencën e djeshme për shtyp ishte dhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi, i cili ka prekur dhe dy tema të rëndësishme.

Fillimisht ai ka folur për Bakajn, duke treguar se mund të marrë masa edhe klubi ndaj tij: “Do të kemi një vendim në klub që do të merret me Bakajn. Është një lojtar i rëndësishëm për ekipin. Ai ka bërë një gjest që nuk i shkon për shkak. E dimë se ka pasur momente të vështira, por është një lojtar me eksperiencë dhe duhet t’i menaxhojë më mirë këto gjeste”.

Më pas, Nexhipi foli dhe për çështjen Skënderbeu: “Nuk është një gjë e mirë për futbollin tonë. Ndjej keqardhje për atë, sepse këtu në Shqipëri është në dëm të futbollit. Nga vendimi që do të merret do të tregohet nëse Skënderbeu është i pafajshëm apo jo. Nuk duhet të gëzohemi me një lajm të tillë. Kur kam folur së fundmi për këtë çështje u keqinterpretua nga disa portale. Nuk duhet asnjëri në Shqipëri të gëzohet me lajme të tilla, pasi nuk janë lajme të mira”, përfundoi drejtori sportiv i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *