“Nevil Dede po i ul vlerën lojtarëve”, Egbo i kthehet për herë të parë: Më thoni një lojtar të madh te Vllaznia?

Që nga largimi i tij nga Tirana, Egbo nuk ka zgjedhur kurrë që të komentojë punën e bërë nga ana e Nevil Dedes gjatë kësaj kohe te bardheblutë. Por fjalët e thëna nga ana e trajnerit aktual të kryeqytetasve në përfundimin e sfidës kundër Bylisit, lanë vend për replika. “Nuk e kam ndërtuar unë skuadrën, nuk mund të më kërkoni më shumë. Erdha këtu për të rregulluar ekipin”, do të shprehej Dede për të treguar se klubi nuk ishte në rrugën e titullit kampion dhe misioni i tij është për ta kthyer në rrugën e drejtë, por kjo do të kërkojë kohë.

Mbi këto fjalë ka lindur edhe replika e Egbos, ndërsa i ftuar në emisionin “Sport News Plus” që transmetohet në “News 24”, është shprehur se Dede po ul vlerën e futbollistëve që ka aktualisht Tirana. “Tirana e ka kontingjentin për të dalë kampion, në qoftë se punohet dhe luftohet për të dalë kampion. Trajneri Dede po ul vlerat e lojtarëve që ka në ekip. Me atë ekip kemi shkuar në Kupat e Europës dhe e panë të gjithë çfarë bënë. Kontigjent ka, asnjëherë nuk mund të thotë se Danso, Toshevski dhe Najdovski nuk janë lojtarë të mirë. Më thoni një lojtar të madh që ka Vllaznia? Duhet që t’iu japin mundësinë dhe besimin që të shprehin veten”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online