Sulmuesi i Maqedonisë, Ilija Nestorovski, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. I aktivizuar në Serinë A, Nestorovski njeh disa nga lojtarët e Shqipërisë, të cilët luan në Itali, megjithatë ai preferon të ngacmojë portierin e Shqipërisë, duke i kujtuar se i ka shënuar pak kohë më parë atij.
“Përballë Shqipërisë do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Shpresoj që të kemi mbështetjen e tifozëve maqedonas. Shpresojmë që të arrijmë të marrim tre pikët, për t’i kthyer reston e humbjes në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkodër”.
Sulmuesi thumbon Berishën: “Berishën e njoh, pasi luajmë së bashku në Seria A. Unë e njoh atë, por ai duhet të më njohë mua më shumë, pasi i kam shënuar atij, në një ndeshje kundër Atalantës, pak kohë më parë. Uroj që të më njohë mirë”.